
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë se ata përfaqësues të opozitës iraniane në Shqipëri, që kanë shkelur kompetencat dhe janë futur në betejë diplomatike me Iranin dhe NATO-n duhet të dëbohen menjëherë nga Shqipëria.
Sipas Spahiut, lufta kibernetike që muxhahedinët e strehuar në Shqipëri bënin me regjimin e Iranit dhe vende të tjera perëndimore ishte një vijë e kuqe e shkelur dhe kjo nuk duhet të tolerohet.
“Duke i futur në katundin e Manzës ata krijuan një lloj geto, ata un fokusuan 100 për qind në aktivitetin e tyre politik kundër regjimit të Iranit. Kjo i përqendroi ata në një luftë virtuale, kjo bëri që të futeshin në një luftë kibernetike ndaj Iranit dhe shteteve të tjera perëndimore. Këtu e kaluan vijën e kuqe, se kur Irani godiste vendet e NATO-s, tani e legjitimonte me faktin se sulmet i vijnë nga një vend i NATO si Shqipëria. Ndërhyrja e policisë shqiptare në kamp ka qenë legjitime dhe padyshim që opozita e MEK s’mund të konsiderohet përfaqësuese e gjithë popullit iranian. Ndëshkim kolektiv nuk ka duhet të ketë, gjykim individual sipas statusit të emigrantit. Kush ka kaluar kompetencat dhe janë futur në betejë diplomatike me Iranin dhe NATO-n duhet të dëbohen menjëherë nga Shqipëria”, tha Spahiu për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje