TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2023, 17:47

Ndërpreu sfidën e notit pas problemeve shëndetësore, flet nga spitali Eva Buzo: Jam mirë, po më mbajnë në mbikëqyrje

Shkruar nga Pamfleti

Ndërpreu sfidën e notit pas problemeve shëndetësore, flet

Avokatja shqiptare Eva Buzo, për shkak të problemeve shëndetësore u detyrua të ndërpresë nismën e saj për të përshkuar me not 91 km nga Otranto deri në Vlorë.

Pas rreth 28 orësh në det të hapur, Buzo aktualisht ndodhet në reanimacion në ambientet e Spitalit të Vlorës.

Fillimisht ajo u vendos në terapi intensive, pasi sipas mjekëve kishte hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë. Aktualisht, mjekët raportojnë se gjendja e saj është e qëndrueshme, ndërsa nga spitali, Eva ka dhënë edhe një mesazh.

“Përshëndetje të gjithëve thjesht një mesazh i shkurtër, jam shumë mirë. Po më mbajnë në mbikëqyrje dhe do të kontaktoj sërish me ju sa më shpejt të mundem. Faleminderit shumë të gjithëve, çfarë noti!”, tha ajo.

Avokatja u nis mëngjesin e djeshëm nga Otranto, Itali për të mbërritur me not në Vlorë, por pas rreth 28 orësh në det u detyrua të ndërpresë sfidën 10 milje nga Karaburuni.

Rrugëtimit me not që sipas parashikimeve do të zgjaste 35 deri në 40 orë, u ndërpre në orët e fundit ndërsa Buzo po iu afrohej gjithnjë e më shumë brigjeve tona.

eva buzo avokatja not

Lini një Përgjigje