
Qytetet turistike dhe bregdeti shqiptar janë mbushur ditën e sotme me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur ta kalojnë festën e Kurban Bajramit në vendin tonë.
Fluksi i hyrjeve ka nisur që në orët e para të mëngjesit, menjëherë pas faljes së namazit, ku mijëra qytetarë kosovarë iu drejtuan pikave kufitare për të kaluar festën pranë destinacioneve turistike shqiptare.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë herë në kufi nuk janë krijuar radhë të gjata automjetesh. Kjo për shkak të rikthimit të regjimit të lehtësuar të kalimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, masë e aplikuar prej disa javësh në kuadër të sezonit veror.
Autoritetet kufitare raportojnë lëvizje të larta gjatë gjithë ditës, ndërsa pritet që hyrjet nga Kosova të shtohen edhe më shumë gjatë fundjavës, për shkak të festës dhe nisjes së pushimeve verore.
Lini një Përgjigje