TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2026, 10:05

Korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie; kur do të mbahet seanca e parë e gjykimit për Metën dhe Kryemadhin

Shkruar nga Pamfleti

Korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie; kur do të mbahet seanca e

Është përcaktuar data për nisjen e gjykimit ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë të pandehur.

Gjykata e Posaçme ka caktuar që seanca e parë të zhvillohet më 27 prill, në orën 11:00.

Sipas SPAK, të pandehurit përballen me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjatë seancës paraprake, ata i kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se hetimi ndaj tyre ka motive politike.

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka ka vendosur këtë datë për zhvillimin e seancës së parë të themelit ndaj ish-presidentit.

Gjatë zhvillimit të seancës paraprake, ata i mohuan akuzat dhe pretenduan se hetimi ndaj tyre është politik.

Kujtojmë se Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive.

Lini një Përgjigje