TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2026, 21:24

Çudira nga Lezha, policia mban 2 persona në komisariat për shkak të vizitës së Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Çudira nga Lezha, policia mban 2 persona në komisariat për
Rama sot në Lezhë

Një incident është regjistruar gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në qytetin e Lezhës, ku dy qytetarë janë ndaluar nga policia dhe janë shoqëruar në komisariat për disa orë.

Sipas burimeve, njëri prej personave të shoqëruar është mbështetës i Partisë Demokratike, ndërsa tjetri një protestues për çështje pronash nga zona e Rrjollit në Velipojë. Të dy janë mbajtur në ambientet e komisariatit për rreth katër orë, deri në përfundim të axhendës së kryeministrit dhe largimit të tij nga qyteti.

Rasti është denoncuar nga Festim Meta, njëri prej të shoqëruarve, i cili deklaroi se në momentin e ndalimit ishte duke u kthyer në banesë dhe se nuk i është dhënë asnjë shpjegim nga ana e policisë për arsyet e shoqërimit.

Nga ana tjetër, burime zyrtare nga policia e Lezhës bëjnë me dije se ndërhyrja është kryer mbi baza parandaluese, pasi kishte informacione se dy personat mund të krijonin incidente gjatë vizitës së kryeministrit.

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Lezhë, ku po realizohet rruga e re që lidh fshatin Rrilë dhe Hidrovorin e Tales me autostradën Lezhë–Tiranë.

rama lezhe

Lini një Përgjigje