“Llogaritë” mes ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe qeverisë shqiptare sa vijnë e ndërlikohen.
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka siguruar në gjykatë të drejtën për të përfituar pagën e plotë të mandatit pesëvjeçar, pasi shkarkimi i tij u vlerësua i paligjshëm.
Vendimi u dha vitin e kaluar dhe më pas mori formë të prerë. Gjykata përcaktoi se Nano duhet të kompensohet për gjithë periudhën e mandatit që nuk e ushtroi.
Pas hyrjes në fuqi të vendimit, Nano kërkoi përmes një studioje përmbarimore ekzekutimin e shumës së përcaktuar. Institucionet shtetërore mirë që nuk kryen pagesën, por edhe kundërshtuan procedurën e ndjekur.
Qeveria ka depozituar padi të re, duke kërkuar nga gjykata pavlefshmërinë e veprimeve përmbarimore dhe duke përfshirë në proces si studion përmbarimore ashtu edhe vetë ish-kryepolicin.
Çështja mbetet në shqyrtim ndërsa vendimi i mëparshëm për dëmshpërblimin nuk është zbatuar.
Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte deklaruar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen. Arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”
Lini një Përgjigje