TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2026, 19:31

Frrok Çupi shpërthen ndaj Berishës: Po bën gjithçka për të mbrojtur kapitalin e tij kriminal!

Shkruar nga Pamfleti
Frrok Çupi shpërthen ndaj Berishës: Po bën gjithçka
Frrok Çupi

Frrok Çupi e cilëson figurën e Berishës si problematike në raport me komunikimin publik dhe rolin në politikë.

Analisti Frrokl Çupi ta se Sali Berisha është një figurë politike keqbërëse, që ka sulmuar vazhdimisht mediat në vend. Ai shprehet se kryetari i PD “mbush” ekranet televizive me qëllim për të mbrojtur kapitalin kriminal, që e ka vendosur përmes pushtetit të padrejtë.

“Berisha është një keqbërës, që sulmon mediat. Berisha del në televizor për të kërcënuar viktimën, që është populli. E gjitha bëhet për të mbrojtur kapitalin kriminal”, tha ai.

Ai u ndal dhe te procesi i integrimit në Bashkimin Europian, ndërsa tha se Shqipëria ka bërë hapa para, ndonëse ka dhe kundërshtarët e saj në këtë proces.

“Kemi një afrim shumë të madh dhe sukses, afrimin me BE, por kemi dhe kundërshtarët e këtij procesi. Në sondazh ishte që 65% e shqiptarëve donin BE”, theksoi Çupi.

Më tej, Çupi pohoi se Partia Demokratike dhe vetë Sali Berisha nuk bëjnë politikë duke dëgjuar njerëzit, por se në kampin blu flitet një gjuhë tjetër, të cilën vetë analisti e cilësoi si “gjuha e zogjve”.

“PD dhe Berisha bëjnë shaka tragjike, sepse nuk e kanë me gjithë mend politikën. Ata nuk i dëgjojnë njerëzit. Ata flasin gjuhën e zogjve”, tha ai në “Tirana Live”. 

frrok Çupi sali berisha

1 Komente

  1. M
    Malo

    Kur RROK RROKU shef rreth vetes hijen e vdekjes reagon per Berishen qe te bindi opinionin se cfar ben Berisha,ponjoo RROK RROKI se ne publiku njef Berishen por edhe spihunin Rrok….

    Lini një Përgjigje