TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2023, 13:38

Korrupsion me tenderët, Lefter Allën e ‘fundosën’ bisedat me biznesmenin; nënkryetarja u rikthye në punë pas dorëheqjes

Shkruar nga Pamfleti
Korrupsion me tenderët, Lefter Allën e ‘fundosën’

Prokuroria e Posaçme ka në dorë përgjimet ambientale që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. Përmes këtyre përgjimeve SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenin Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës. Madje, Alla, në shoqëri të Koneshës ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se zëvendëskryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderëve, por është bindur që të rikthehet.

Ndaj kryebashkiakut Alla dhe nënkryetares Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë, ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha rëndon akuzat për veprë penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Po për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe dy administratorët, Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj, ky i fundit është lënë në arrest shtëpie.

Lini një Përgjigje