TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2025, 21:55

Klodiana Lala akuza të forta Ilir Prodës: Po shkatërron Policinë e Shtetit, po ul në grada këdo që i del kundër

Shkruar nga Pamfleti

Klodiana Lala akuza të forta Ilir Prodës: Po shkatërron

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka ngritur akuza të forta ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, duke e akuzuar se po shkatërron strukturën profesionale të institucionit përmes hakmarrjeve personale dhe ndërhyrjeve politike.

Sipas Lalës, nëse një zyrtar policie refuzon t’i bindet urdhrave të drejtuesit të tanishëm, pasoja është e menjëhershme: ulje në gradë dhe transferim në zona periferike.

Në një analizë publike, ajo ka theksuar se shumë prej efektivëve me karrierë të gjatë janë penalizuar pa asnjë arsye tjetër përveç mospërputhjes me linjën e komandës. Si shembull, Lala përmend rastin e ish-shefit të komisariatit nr. 2, i cili kishte arrestuar një person të lidhur me kupolën e Policisë, por u dënua me ulje në gradë dhe u transferua fillimisht në Devoll e më pas në Kukës. Për gazetares, ky është një sinjal i qartë se profesionalizmi dhe ndershmëria nuk vlejnë më në Policinë e Shtetit.

Klodiana Lala: E di kush është problematika më madhe që po ndodh sot në policinë e shtetit, zoti Rakipi? Është pikërisht fakti që çdo zyrtar policie, i cili nuk ju bindet urdhrave të Ilir Prodës, automatikisht të nesërmen e sheh veten të ulur në gradë. Mjafton të shikosh vetëm vendimet për uljet e gradave përgjatë gjashtë muajve të fundit dhe ke për të parë ish-shefin e komisariatit numër dy që kapi Altin Morinën, që ishte një ndër njerëzit e lidhur me kupolën e policisë së shtetit. Ju ul grada një vit dhe degdis fillimisht në Devoll, nga Devolli përfundimisht në Kukës, dhe nesër mund ta shohim përfundimisht larguar nga policia e shtetit. Ke zyrtarë me karrierë vjeçare në policinë e shtetit që janë ulur në grada vetëm sepse nuk janë bindur urdhrave të kupolës së policisë së shtetit. Dhe unë mendoj që kjo është drama më madhe që po i ndodh policisë; që gjithë njerëzit e specializuar, edhe pse është pak jashtë temës, po meqë e solli Ferdinandi, janë duke u degdisur ose në mjedise që nuk bëjnë asgjë ose janë duke u dërguar në rrethe të largëta që nuk vlejnë në kuptimin, ndërkohë që në fakt do duhet të kishte fokus parandalimi i ngjarjeve kriminale, zbardhja e ngjarjeve kriminale apo goditja e krimit të organizuar.

Lini një Përgjigje