
Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se karriera e Altin Dumanit si kreu i SPAK do të mbyllet me rezultate të larta.
Llabani tha në emisionin “Oponencë” se një ditë më parë kreu i SPAK konfirmoi se ka një hetim ndaj çështjes “McGonigal” për të cilën priten shumë letërporosi.
“Besoj që zoti Dumani do ta mbyllë karrierën e tij pa rezultate shumë të larta, pas dhe një llogaridhënie në Bruksel, do të shkojë me rezultate dhe më të larta. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve la të kuptojë se ka dosje të hapura dhe për deputetët prezent në seancë”, tha gazetarja Anduena Llabani.
Sa i takon garës për kreun e ri të SPAK, gazetarja Anduena Llabani vlerësoi kandidaturën e prokurores Dolores Musabelliu, por shtoi se kreu aktual Altin Dumani mbështet një tjetër kandidaturë atë të prokurorit të SPAK Klodian Braho.
Lidhur me qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj SPAK, Llabani tha se vijon mbështetja e SHBA dhe BE-së ndaj Strukturës së Posaçme, por do të jetë SHBA që do të vendosin peshoren se nga do të anojnë.
Sipas gazetares, në rastin e Dumanit, thuhet se ky i fundit është thirrur nga SHBA për t’ju komunikuar që duhet të garojë dhe do të shpallet fituesi.
“E ardhmja e zotit Dumani nuk do të jetë në Shqipëri”, tha Llabani.
Lini një Përgjigje