TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2025, 20:49

“E turpshme, nuk ekziston akuza për të cilën u ngrit Gjykata Speciale”, gazetarja: Askush nuk e ka gjetur Shtëpinë e Verdhë

Shkruar nga Pamfleti

“E turpshme, nuk ekziston akuza për të cilën u ngrit

Gazetarja Esmeralda Mulaj u shpreh se akuza mbi të cilën u ngrit Gjykata Speciale, bazohej në pretendimet e ish-eurodeputetit neutral Dick Marty mbi “Shtëpinë e Verdhë”, një objekt ku sipas tij UÇK kryente trafikun e organeve, por që nuk u gjet kurrë në territorin e veriut të Shqipërisë.

Mulaj deklaroi se fakti që Shtëpia e Verdhë nuk ekziston, e rrëzon akuzën dhe e bën të padrejtë gjykimin e Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Për këtë çështje u ngritën Dhomat e Specializuara, u kërcënua derisa nëse nuk e ngre Kosova, se sot dëgjojmë gjithfarë lloj argumentesh, nëse nuk e ngre Kosova këto Dhomat e Specializuara, do t'i bënte OKB-ja dhe pastaj hajde merru me gjyqtarë kinezë, rusë, çfarë mban Këshilli i Sigurimit brenda dhe do dilte jashtë juridiksionit të Kosovës. Nuk mund ta kontrollonte se Kosova sot me një mbledhje parlamenti edhe e zhbën atë gjykatë.

E ka autoritetin për ta bërë këtë gjë, por nuk e bën edhe nuk e ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe se tani s'ka as Parlament. Por e gjithë ajo aktakuza e Dick Marti-t në atë raportin e Këshillit të Europës për Shtëpinë e Verdhë, trafik organesh u hetua nga Tribunali i Hagës, u hetua nga Ëilliamson, Clint Ëilliamson nuk gjetën asgjë dhe sot në aktakuzën ndaj krerëve të UÇK-së nuk ekziston. Pra e gjithë ajo akuzë mbi të cilën u ngrit gjithë kjo gjykatë sot as nuk është fare. Është edhe më e turpshme. Pse mora si shembull pikërisht këtë për të kuptuar se cila është akuza, vazhdimi i akuzës. Pra, një gjë që ngrihet mbi gënjeshtër sigurisht që është e destinuar që të shkojë po ashtu në një gënjeshtër se më kujtohet ajo shprehja e latinëve: “Asgjë nuk vjen prej asgjësë”. Pra këta kanë ngritur një asgjë dhe tani kanë çuar ca njerëz atje për me baltos”, tha Mulaj në A2 CNN.

Më tej, ajo shtoi se të gjithë duhet të flasin për çështjen shqiptare, madje partitë politike i ftoi të angazhohen më tepër për këtë.

“Sot ajo që ka ndodhur në parlament për vendimin tim do ishte nderin e Partisë Socialiste që të votonte pro rezolutës së genjenocidit edhe sigurisht edhe dilte edhe në protestë. Unë personalisht do jem në protestë sepse kjo është çështje kombëtare dhe kjo është çështje që na bashkon të gjithëve”, argumentoi Mulaj.

Lini një Përgjigje