TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2025, 21:06

Fatos Klosi: Pse kam qenë në mbështetje të Ballkanit të Hapur

Shkruar nga Pamfleti

Fatos Klosi: Pse kam qenë në mbështetje të Ballkanit të

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi, teksa ka folur mbi përplasjet Rama-Kurti, doli në mbështetje të Ballkanit të Hapur.

Në “A2 CNN”, ai tha se ishte pro kësaj nisme të propozuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se Kosova apo Bosnjë Hercegovina nuk u bënë pjesë e tyre sepse nuk dëshironin. Ai pati dhe një debat me Aulon Kalanë.

DEBATI NË STUDIO:

Kalaja: Ai zotnia nuk ka bërë asnjë përpjekje që Kosova të njihet nga vendet që nuk është njoh. Më thoni ku ka lobuar mo burrë? Kjo është pyetja e thjeshtë.

Klosi: Ku duhet të lobonte?

Kalaja: Te shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën ose ka lobuar kundër fare.

Klosi: Po është e paarsyeshme. Prandaj të them jo se kam ndonjë merak për Ramën. Ore po është e paarsyeshme.

Kalaja: Unë po të them në fakt, po ta hedh në tavolinë që asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën gjatë qeverisjes së Ramës. Ma kundërshto dhe unë tërhiqem.

Klosi: Edhe kjo vendos se Rama është...

Kalaja: Një nga pikat për mini shengenin Ballkanik ka qenë kjo. Ke ndonjë koment?

Klosi: Kam. Unë e pëlqeja.

Kalaja: Je pro? Shumë bukur. Atëherë kjo ishte nismë e Beogradit në qoftë se do ta dish, në qoftë se ty të pëlqejnë nismat e Beogradit. Shumë bukur.

Klosi: Nuk e di. Po të jenë dhe nisma pozitive jam dakord.

Kalaja: Cila ishte nisma pozitive pa Kosovën, pa Malin e Zi, pa Bosnnjë Hercegovinën. Ç’është ky Ballkan i hapur pa këto shtete? Pra këto janë pyetje.

Klosi: Ta them unë, ato vende nuk deshën.

Kalaja: Si nuk deshën? Pse nuk deshën?

Klosi: Po punë e tyre

Kalaja: Për Kosovën. Ke informacion ti pse nuk desh faktori kosovar me marrë pjesë? Ke informacion? Si s'ka rëndësi kjo, gjithë faktori kosovar kundër dhe ti bën marrëveshje me Serbinë. Ç është kjo histori? Ore politika jonë me Serbinë përcaktohet nga Kosova, nuk përcaktohet nga Edi Rama. Ai tha kam vëlla Vuçiçin. E kupto ti çfarë histori është kjo? Politika jonë me Serbinë varet nga se si ata sillen me Kosovën. Je dakort me këtë apo jo?

Klosi: Jo, nuk jam.

Kalaja: A në rregull. Atëherë do shkojmë te Dushan Mugosha te Miladin Popoviçi. Do shkojmë në 41-shin.

Klosi: Nuk ka kuptim të bëjmë debat ty.

Kalaja: Po këtë po më thua ti. Pra mënjanoje Kosovën dhe të dal Edi Rama me Serbinë. Po më vjen keq tani për ça po dalim nesër ne?

Klosi: Nuk e di për çfarë po del ti.

Kalaja: Unë e di unë po dal për Kosovën. Pra qartë. Ti po del për Serbinë. Unë e kuptoj. Unë po them unë po dal për Kosovën.

Klosi: Ok. Po të duash ti po them me Serbinë, s'po ta bëj... Po në rregull.

Kalaja: Po jo me këtë që po më thu këtu në tavolinë këtë ti thu s'ka rëndësi Kosova. Tani më vjen keq çështë kjo?

Lini një Përgjigje