
Ish-prokurori, Ervin Karanxha u shpreh se një nga gabimet e Reformës në Drejtësi është zgjedhja e njerëzve që nuk plotësojnë kriteret.
Ai foli për një rast personal gjatë kohës së Vettingut, ku theksoi se një nga personat që po gjykonte atë, rezultonte të kishte ngelur në klasë.
“Unë që kur kam qenë edhe në procesin e Vettingut, që në fillim kam kërkuar përjashtimin e personave që ishin ngarkuar për gjykimin tim. Sepse ata nuk plotësonin kriteret e parashikuara me ligj për të qenë aty. Pa i përmend me emra, një nga anëtarët kishte ngelur në klasë. Shkollën nga 4 vjet që ka qenë po të keni parasysh, shkolla ishte 5 vjet. Një tjetër ishte juriste që ishte marrë me ujësjellsat dhe hidrocentralin e Banjës.
Pra pa i fyer edhe juristët por po të merresh me hidrocentralin e Banjës, të merresh me rrjetet e ujërave, të merresh me punëtorët nuk ke lidhje me sistemin e drejtësisë. Edhe personi tjetër që në shkallë të parë kishte konkuruar për shkollën e Magjistraturës dhe kishte marrë 85 pikë nga 500 të mundshme. Unë nuk kam pranuar të shqyrtohem nga këto persona. Një nga gabimet e Reformës në Drejtësi është zgjedhja e njerëzve që nuk plotësojnë kriteret”, tha ai në një intervistë për “OraNews”.
Lini një Përgjigje