
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur për ngjarjen tragjike të ndodhur në Shkodër, kritikoi Pëlumbardhët dhe policinë për mënyrën sesi manxhuan kërkimin e trupave.
Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Karamuço tha se në këtë kërkim duhet të ishin përfshirë të gjitha instancat përfshirë dhe Ushtria me gjithë kapacitetet e saj për të gjetur sa më shpejtë trupat, pasi rrjedha e lumit mund t’i dërgojë ata deri në Kroaci.
“Kërkimi vazhdonte shumë i ngathët, Kosova shpalli dy ditë zie kombëtare për atë rastin, ne e vonuam këtë, vetëm sot pas një iniciative që e mori ministri i Brendshëm, kanë frikë të bëjnë telefona, t’i thonë ushtrisë hajdeni me ne sonte, s‘duan ta bëjnë të madhe hajde të bëjmë ndonjë sukses.
Kanë bërë punë të mirë, por jo dy, pesë varka, duhet të ishin të gjitha, 100 varka. Sa më shpejt ti kapin këto kufoma, deri në Kroaci kanë ikur kufomat, ka dendësi të bimësisë, rrymë të shtuar, sa më shpejt të bëhet kontrolli e trupat janë të tillë që në këtë temperaturë që të dalin mbi ujë. Në një xhep mund të rrijë për dy tre orë dhe largohet në një rrymë”, tha Karamuço.
Lini një Përgjigje