
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur për ngjarjen e rëndë në Shkodër teksa ka deklaruar se fëmijët janë vrarë dhe nuk kanë zgjedhur të vrasin veten.
Karamuço tha se vrasja ka dy dinamika ku sipas tij fëmijët ose i kanë thënë mamasë së tyre të mos hidhet ose e ëma i ka hedhur fëmijët në fillim pastaj është vetëhedhur.
"Është shumë më e vështirë se fizikja, është shumë subjektive, fimicidi, ka një akuzë qesharake, një lajthitje, nuk kemi shkaktim vetëvrasje, fëmijët nuk kanë zgjedhur të vrasin veten, janë vrarë, nuk janë në moshë për të vrarë veten. Thashë ky është me shumë fat se kemi ligj që ua lehtësojmë pozitën njerëzve, i lehtësojmë, janë vrarë dhe ka dy dinamika, dy pista ose kanë rezistuar, se këto janë të rënda për t’u shpjeguar, ose e kanë mbajtur që të mos hidhej ose nëna ka hedhur vajzat, pastaj djalin, me atë rripin e çantës dhe është hedhur bashkë, se ata mund të gjenden bashkë", tha Karamuço.
Lini një Përgjigje