TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2024, 21:42

Tragjedia në Shkodër, gazetarja rrëfen detaje nga dëshmia e kunatës: Alma pa burrin me të dashurën në makinë

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Shkodër, gazetarja rrëfen detaje nga dëshmia e

Gazetarja Dorjana Bezat e ftuar në Top Story dha detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër.

Gazetarja tha se në momentin që Alma Arrazi ka dalë për të pirë kafe dhe pas dy orësh me kunatën ka parë në makinë burrin e saj Erdgysin dhe të dashurën e saj 17 vjeçare. Më tej gazetarja thotë se pas kësaj, nëna me 3 fëmijët është larguar nga kunata me preteksin se do të ikë te shtëpia e vëllait të saj.

Bezat tha gjithashtu se policia po verifikon kamerat e sigurisë për të parë nëse Alma me fëmijët janë ndarë nga kunata njësoj siç ka deklaruar kjo e fundit.

"Ishte një shtëpi që të ndërtohej dhe ishte lënë në mes, jetonin në katin e parë, ishte shtëpi modeste, ajo që më bëri përshtypje ishte se të voglën 9 -vjeçaren po e përcillnin shokët e babait, nuk kishte familjarë. U gjet një natë më parë dhe trupi iu dorëzua familjarëve, i vetmi që po kujdesej ishte xhaxhai i saj, një personazh me dritëhije në Shkodër. Ashpërsia tek ai ishte e dukshme, fillimisht ishte aspak miqësor me grupin e xhirimit, munda ta bind të rrëfejë diçka, edhe ai e kishte të paimagjinueshme, nuk e imagjinonte që do të shkonte deri këtu.

Dolën së bashku të dyja të pinin kafe buzë Bunës, pas një kafe të gjatë rreth 2 orëshe, kalon një makinë anash që ishte bashkëshorti me të dashurën e tij, ishin në makinë të dy dhe i shkaktoi tronditje, kunata ka rrëfyer se në momentin që e pa me të dashurën që vlen të theksohet se është një 17-vjeçare, e ka humbur logjikën dhe aty janë ndarë, i ka thënë kam telefonuar vëllanë dhe po vjen me taksi të më marrë, u shtang, kishte një dridhje, por nuk e ka elaboruar më, nuk do ta vazhdoj shëtitjen për në banesë, por do të shkoj tek vëllai. Por kishte një ide tjetër sepse vëllanë s’e kishte telefonuar. Ai nuk e dinte që Alma ishte në atë vend. Ai bënte jetë publike me të, frekuentonte momente publike. Kamerat po verifikohen, por vërtetohet dëshmia e kunatës që rrugët e tyre janë ndarë pasi dolën nga lokali", tha Bezat.

 

gazetarja deshmia e kunates alma makine

Lini një Përgjigje