TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2024, 22:30

“Të merret dëshmia e kunatës”, Prençi për ngjarjen në Shkodër: Ajo mund të dijë shumë gjëra më tepër

Shkruar nga Pamfleti

“Të merret dëshmia e kunatës”, Prençi për

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka folur në lidhje me tragjedinë në Shkodër, ku Alma Arrazi dyshohet se mbyt së bashku me tre fëmijët e saj.

I ftuar në emisionin “Noë me Erla Mëhillin, theksoi se dyshohet se mbytja ka ndodhur nga ura e re  e Bunës.

Mes tjerash ai shtoi se duhet të merret në pyetje kunata e saj pasi kjo fundit mund të dijë shumë gjëra.

Mbytja mendohet se ka ndodhur nga ura e re  e Bunës, pikërisht në vendin ku është gjetur vajza e dytë. Po të futemi në aspektin profesional do të shtoja dy problemeve.  Pavarësisht nga depresioni, njeriu si qenie i mbart instinktet kriminale dhe ata zgjohen me situata të reja të rënda për shkak të marrëdhënieve shoqërore, bashkëshortore. Kjo është ekstreme. Vendi është me pemë, është me shkurre. Nga krahu i Muriçanit është një distancë nja 50 metra, është tërësisht e zbuluar. Alma është rritur në lagjen “Iliria”, është nga komuniteti romë. Pikërisht aty ka takuar dhe kunatën”, tha ai.

Lini një Përgjigje