TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2025, 20:42

Karamuço zbulon çfarë bëri SPAK pas ikjes së amerikanëve!

Shkruar nga Pamfleti

Karamuço zbulon çfarë bëri SPAK pas ikjes së

Ardhja e OPDAT në Shqipëri në një vizitë speciale në SPAK, ka ngrirë buzëqeshjen e politikës. Eksperti Ervin Karamuço tha se pas ikjes së amerikanëve në Prokurorinë e Posaçme pati një mbledhje që u arrit vazhdimi i punës së SPAK si një institucion, ku pak ditë pas saj u arrestua Veliaj.

“Nuk e themi dot këtë por mund të spekulojmë deri diku që mund të ishte një kartëvizitë e mirë për qeverisjen amerikane, mbasi kanë ikur amerikanët pati një mbledhje në Prokurorinë e Posaçme.

Përshpejtimi i proceseve që nxiteshin nga amerikanët nisi të frenohej. Nga kjo mbledhje u arrit që do të vazhdojmë si një institucion dhe vetëm goditje me dosjet që kemi dhe të tregojmë që jemi një institucion dhe pak ditë pas saj ndodhi arrestimi i Veliajt”, tha Karamuço në emisionin “Real Story” në “Abcnews”.

Lini një Përgjigje