TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2025, 19:20

Amerikanët rikthehen fuqishëm: pas SPAK, mbështetje edhe policisë

Shkruar nga Pamfleti

Amerikanët rikthehen fuqishëm: pas SPAK, mbështetje edhe

Ekspertët amerikanë nuk janë rikthyer vetëm në SPAK. Duket se asistenca e tyre vijon edhe në radhët e policisë...

Administrata e Trump duket se i ka lënë thatë të gjithë. Shumë emra në radhët e PS dhe PD u gëzuan jashtë mase kur u njoftua se ekspertët e OPDAT dhe ICITAP ishin larguar nga SPAK, KLGJ, KLP, policia dhe  organet e tjera. Të korruptuarit menduan se tani SHBA u largua nga drejtësia dhe ata do bëjnë çfarë të duan me të.

Mirëpo lajme të këqija ju kanë ardhur. Dje u bë me dije se ekspertët e OPDAT janë rikthyer në SPAK dhe kanë nisur punën atje ku e lanë. Ata po asistojnë prokurorët në çështje nga më të ndryshmet, duke u ofruar ndihmë, trajnime, pajisje dhe asistencë në hartimin e rregulloreve dhe çështjeve të tjera të punës.

Por ata nuk janë rikthyer vetëm në SPAK. Duket se asistenca e tyre vijon edhe në radhët e policisë. Ambasada e SHBA bën me dije se specialistët kanë dhënë mbështetje në Akademinë e Sigurisë, për nxjerrjen e policëve të rinj.

Urime klasës së 11-të të specialistëve të krimit që përfunduan me sukses kursin e Hetimit të Krimit për Policinë e Shtetit! Kursi mbështet aftësinë e forcave ligjzbatuese shqiptare për të penguar aktivitetin e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës që dëmton amerikanët. Këta specialistë të krimit mësuan teknikat kryesore të hetimit të krimit si mbledhja e provave fizike, regjistrimi i dëshmive, marrja në pyetje e të dyshuarve dhe informimi i prokurorëve. Kursi është zhvilluar nga ekspertë të Departamentit të Drejtësisë së ShBA financuar nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit”, shkruan ambasada.

Pasi Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për ndërprerjen e asistencës së huaj. Rreth 50 ekspertë të SHBA u larguan nga institucionet. Por pezullimi i punës ka zgjatur 2 muaj, pasi si duket, pas verifikimeve që ka bërë DASH, janë rialokuar fondet që mbulojnë pagat dhe programet e tyre.

Vetë qëllimi i urdhri të Trump ishte për të bllokuar paratë që shpërdoroheshin kot, por duhet theksuar se ekspertët që mbështesin drejtësinë janë sjellë direkt nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA dhe paguhen prej tyre. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje