TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2025, 19:50

Klodiana Lala jep alarmin: Pirro Vëngu rrezikon një Gërdec të dytë pranë Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Klodiana Lala jep alarmin: Pirro Vëngu rrezikon një Gërdec

Ish-Uzina e Autotraktorit në zonën e Shkozës në Tiranë pritet të kthehet në fabrikë armësh dhe municioni.

Pas paktit që Rama firmosi me Zelenskyn, u hodh teoria që të rinisë prodhimi i armëve si dikur. Kompania shtetërore KAYO është ajo që do të merret me këtë punë dhe pritet që ky aktivitet të nisë dhe në kryeqytet.

Por sipas gazetares Klodiana Lala, kjo rrezikon një Gërdec të dytë, pasi fabrika ndodhet në një zonë të banuar shumë pranë Tiranës.

Pas Gërdecit qe shkaktoi 26 viktima e qindra të plagosur në kohën e qeverise Berisha, një krim endë i pandëshkuar, qeveria Rama po bën gati minën me sahat ne Shkozë.

Kompania shtetërore KAYO pritet të ndërtojë një fabrike prodhimi armësh 3.5 km nga zemra e Tiranës, në një zonë të populluar.

Ky është një alarm që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Jeta e fëmijëve tanë është në rrezik.

Jo prodhimit të armëve në zonë të banuar!

Pirro Vengu të shkojë në ushtri e të kuptoje çfarë janë armët”, shkruan ajo.

Lini një Përgjigje