TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2025, 16:42

Mario Përlleshaj u dërgua për gjykim, flet shoku i Martin Canit që mbeti i plagosur: S’e përjetova mirë seancën, jam i gatshëm të dëshmoj!

Shkruar nga Pamfleti

Mario Përlleshaj u dërgua për gjykim, flet shoku i Martin Canit

Gjykata e Tiranës vendosi ditën e sotme që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. Prezent në seancën e sotme ishte edhe djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë gjatë sherrit, Luis Meçe.

Pas përfundimit të seancës, shoku i Martin Canit foli për mediat, ku rrëfeu se nuk e përjetoi mirë seancën, por theksoi se ishte i gatshëm që të dëshmonte në Gjykatë në se i kërkohet një gjë e tillë.

“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai para mediave, pas përfundimit të seancës Gjyqësore.

Lini një Përgjigje