TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2025, 20:26

‘OPDAT’ zbarkon në SPAK, Karamuço paralajmëron “tërmet”: Do të ketë zhvillime të mëdha!

Shkruar nga Pamfleti

‘OPDAT’ zbarkon në SPAK, Karamuço paralajmëron

Për ekspertin e kriminalistikës, Ervin Karamuço, ardhja e OPDAT në Shqipëri është një mbështetje ndaj SPAK.

Sipas ekspertit SHBA nuk do të reduktojë fondet që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar sidomos në Ballkanin Perëndimor. Sakaq, Karamuço paralajmëroi se pritet të ketë zhvillime të mëdha në sferën politike.

“Janë të njëjtët emra, me të njëjta dije dhe asistencë. Vjen si pasojë e një deklarate sepse politika amerikane ka shumë oshilacione. I cili ka thënë se nuk do të reduktojmë fondet që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar sidomos në Ballkanin Perëndimor. Do të jetë një kthim i shpejtë para zgjedhjeve. SPAK-u tregoi një pjekuri se edhe pa Amerikën kreu goditje në një nivel të paparashikueshëm.

Ishte tregues për partnerët tanë që ne mund t’ja dalim dhe vetëm. Këto nuk janë si bonuse për të përfituar asistencë. Të shohësh prezencën e tyre aty ka një reagim. Nuk duhet ta kemi këtë që kur janë amerikanët ndodhin disa gjëra, kur nuk janë nuk ndodhin. Do të ketë zhvillime të mëdha”, tha Karamuço për emisionin “Real Story” në “Abcnews”.

Lini një Përgjigje