
Duke komentuar kaosin e krijuar nga Rithemelimit në Kuvend, anëtari i Kryesisë së PD, Azgan Haklaj i krahasoi me Hamasin.
Në një intervistë për “Report Tv”, ai tha se në seancën për buxhetin deputetët e Rithemelimit treguan se bashkëpunojnë me Ramën, ku sipas tij me bllokimin e seancën nuk lejuan që të diskutoheshin 8 amendamentet e PD.
“Është keqpërdoru nga grupi i Hamasit. Ata që bërtasin në nëpër rrugë apo media fjalë e lirë, ata dhunojnë tavolinën e udhëheqësit të opozitës. Në ditën më të rëndësishme të shqiptarëve kur ishte miratimi i buxhetit të shtetit. Është kushtetuta financiare e Shqipërisë. Pati një sintoni të plotë të mazhorancës me foltoristët që nuk lejuan amendamentet që kishte paraqitur PD. Rama miratoi buxhetin. Shqiptarët do ta mësonin debatin për buxhetin, nuk panë debat. Aleanca e kullave dëshmoi se është bashkë”, tha Haklaj.
Lini një Përgjigje