TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2023, 17:42

Nesër reshje të dendura shiu dhe dëbore, IGJEUM tregon zonat më problematike

Shkruar nga Pamfleti

Nesër reshje të dendura shiu dhe dëbore, IGJEUM tregon zonat

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të ketë reshje të dendura shiu dhe dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Sasia e reshjeve pritet të jetë më intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.  Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatare deri lokalisht intensive.

Ndërsa reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera.  Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në verilindje-lindje në lartësin mbi 200-300 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800  metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. Në verilindje-lindje hera-herës reshjet e borës pritet të jenë edhe në  formën e stuhive të dëborës. 

Në datën 26.11.2023, parashikohet ndërprerja e reshjeve të shiut dhe në zonat malore në lartësinë mbi 200-300 dhe juglindje në lartësinë mbi 700-800 metra, reshje bore deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët më pas pritet ndërprerja e tyre.  Priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore. Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gadishmëri mjetet për t'ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje