TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2023, 18:15

Çështja “Partizani”, Gjikondi: Vendimi për Malltezin ishte flagrant, gjuha e Berishës ndaj gjyqtarëve e papranueshme

Shkruar nga Pamfleti

Çështja “Partizani”, Gjikondi: Vendimi për

Juristja Brizida Gjikondi deklaroi se gjuha e Sali Berishës dhe sulmet e tij ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve janë të papranueshme.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Gjikondi theksoi se klasa politike dhe askush tjetër, nuk mund të vazhdojnë të sulmojnë drejtësinë me gjuhë barbare, siç ka bërë prej ditësh ish-kryeministri Sali Berisha.

E papranueshme kur sheh denigrimin që i bën ai [Sali Berisha] sistemit të drejtësisë, një ish-presidenti i Republikës e quajti SPAK-un organizatë kriminale. Sistemi i drejtësisë dhe shpura që duhet të mbrojë gjyqtarët  dhe prokurorët kanë heshtur. Irena Gjoka është gjyqtare me dinjitet. Nuk mund të vazhdojmë të dëgjojmë një fjalor aq barbar dhe një intimidim ndaj institucioneve të drejtësisë së shqiptarëve”, u shpreh Gjikondi.

Ajo komentoi edhe vendimin e Ilirjana Olldashit, e cila vendosi të lirojë dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezin për dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sipas Gjikondit, blerja e apartamentit nga Gjyqtarja tek kompania e Malltezit është një konflikt i hapur interesi.

Vendimi që u mor nga GJKKO ndaj Malltezit, ishte flagrant.  Kemi një konflikt interesi të mëparshëm dhe të vazhdueshëm dhe nuk mund të mbulohet dielli me shoshë. Ai vendim ka sjell reagim publik”, tha juristja.

berisha partizani

Lini një Përgjigje