
Ish-presidenti Bamir Topi tha se në Shqipëri duhej rotacion politik, pasi janë politikanët e vjetër ata që nuk lejojnë “lëvizshmërinë”.
I ftuar në “News 24”, Bamir Topi u shpreh se sheh që mazhoranca dhe pjesë të opozitës janë bashkë dhe i kanë ndarë mes tyre rolet.
“Në Shqipëri duhej rotacion i elitave politike që kanë krijuar shumë situata traumatike në vend, që janë kalcifikuar. Duket si një ligament, kalcifikohet dhe nuk lejon lëvizjen.
Pra duket se pavarësisht retorikave politike, herë pas here këta aktorë kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Jam i bindur se i kanë caktuar detyrat dhe rolet e secilit, sepse ata e dinë shumë mirë se çfarë thonë sondazhet.
Dikush dëshiron të sigurojë pushtetin, dikush opozitën, sepse janë disa parti që garojnë edhe për opozitën”, tha ish-presidenti.
Lini një Përgjigje