TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2024, 16:46

Skandal! Ishin nisur për të marrë pjesë në takimin e Ramës në Selanik, autoritetet greke ndalojnë 3 orë gazetarët shqiptarë në kufi

Shkruar nga Pamfleti

Skandal! Ishin nisur për të marrë pjesë në takimin e

Ekipet e gazetarëve u lejuan që të kalojnë kufirin e Kapshticës pas 3 orësh pritje në doganën greke.

Teksa vetëm disa orë na ndajnë nga takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Selanik, gazetarët duken se po hasin probleme.

Gazetarët shqiptarë janë ndaluar në kufi, ku nuk u është lejuar kalimi nga autoritetet greke, nën pretendimin se nuk kanë në rregull procedurat.

Kjo e fundit është mohuar nga vetë ata, të cilët raportojnë se autoritetet kanë qenë njoftuar për emrat e punonjësve të medias që do të shkojnë në Selanik.

Sipas gazetarëve shqiptarë policia kufitare greke nuk i ka lejuar të kalojnë pa marrë një autorizim nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

Ekipet e gazetarëve të Tv Klan dhe A2CNN u lejuan që të kalojnë kufirin e Kapshticës pas 3 orësh pritje në doganën greke.

Një kalim që për gazetaren Elja Zotka ngjason me një çlirim.

Më në fund u çliruam nga autoritetet e pikës kufitare greke në pikën kufitare të Kapshticës. Duhet thënë tamam çlirim. Na mbajtën peng më shumë se 3 orë. Duhet thënë që kolegët tanë që mundësojnë lidhjet live në televizionin Klan kanë prej orës 10:30 sepse ata kanë dhe pajisjet e transmetimit”, tha Zotka.

Mirëpo pavarësisht komunikimeve dhe notës verbale të dërguar sipas kërkesës greke, emaili mes autoriteteve greke për lejimin e gazetarëve u desh mbi 3 orë për t’u nisur.

Gazetarja Zotka raportoi se pati probleme edhe me policët kufitarë grekë të cilët kërkuan që të mos xhironte me anë të telefonit.

Nuk duhet të ankohemi për administratën tonë që është burokratike, që është e ngadaltë sepse palës greke edhe pse është ditë pushimi iu deshën gati 4 orë sepse ne e kishim dërguar më përpara se të mbërrinim në pikën kufitare kërkesën për leje pasi u informuam nga kolegët tanë të transmetimeve direkte. Pas 4 orësh edhe pse është ditë pushimi nuk është normale që një email aprovues të kërkojë kaq shumë kohë për tu dërguar. E kuptojmë që procedurat janë të tilla nuk mund të bëhen me telefon, por ja edhe emaili nuk besoj se do donte kaq shumë kohë. Në fakt u duk si e qëllimshme dhe të gjitha gjasat të bëjnë të mendosh se ishte e qëllimshme pengesa. Më pas patëm probleme pse transmetuam përmes telefonave tanë dhe informuam audiencën e televizioneve tona Tv Klan dhe A2CNN përmes lidhjeve tona live. Na erdhën punonjësit e policisë kufitare dhe na kërkuan të mos i përdornim, të mos flisnim, të mos xhironim”, tha Zotka.

Pas lejimit të gazetarëve, duket se pasojat do t’i vuajnë shqiptarët që tentojnë të kalojnë drejt Greqisë, pasi pala greke ka nisur zvarritjen e procedurës së kontrollit të pasaportave.

Ndërkohë në Selanik për sigurinë e eventit kanë mbërritur edhe forcat e Gardës së republikës dhe Reneas, ndërsa policia greke ka vënë në dispozicion forca të shumta policore.

Mësohet se grupimet ekstremiste të djathta greke kanë deklaruar se do të protestojë jashtë sallës ku do të mbahet takimi i kryeministrit me diasporën shqiptare në një hotel në Selanik.

Lini një Përgjigje