
Shfaqet sëmundja e zgjebes edhe në qytetin e Pogradecit.
Sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga mjekë të DSHP Pogradec, janë gjithsej 7 raste.
3 raste qe frekuentonin konviktin turk në Pogradec të cilët janë banues në Veliternë dhe 4 rastet e tjera nga Pogradeci te cilat janë raste sporadike dhe që janë drejt shërimit.
Sa i përket rasteve të konviktit ato janë izoluar ndërkohë që në konvikt është bërë pastrimi dhe pritet dezifektimi i tij.
Pas këtyre rasteve mjekët do të vijojnë me procedurat për kontrolle të zgjeruara në shkolla të tjera të qytetit për të evidentuar raste të tjera.
Zgjebja është një sëmundje e lëkurës, tepër e përhapur tek njerëzit. Ajo shkaktohet nga një parazit, i cili provokon një reaksion mbrojtës nga ana e organizmit, të manifestuar me puçrra të kuqe në lëkurë, që kruhen shumë.
Pacientët me zgjebe paraqesin këto simptoma: Kruajtje në lëkurë, të pranishme në javët e para pas infeksionit, kryesisht gjatë periudhës së gjumit.
Puçrra me formë të stërgjatur, me vendosje karakteristike në organet gjenitale, në të thelluarat ndërmjet gishtave, në sqetulla dhe në nivelin e thithave të gjinjve.
Pas disa ditësh ose javësh, kruajtjet janë të pranishme në të gjithë trupin. Gërvishtjet e shkaktuara nga kruajtjet favorizojnë infektimin e puçrrave nga bakteret.
Lini një Përgjigje