TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2024, 12:21

Marshimi për masakrën me 3 viktima në Shkodër, Boçi: Sot sundon krim-politika, ka mbështetjen e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Marshimi për masakrën me 3 viktima në Shkodër, Boçi:

Drejtuesi politik i qarkut të PD-së në Shkodër, Luçiano Boçi ka marrë pjesë në marshimin e organizuar nga opozita për masakrën e Shkodrës me 3 viktima.

Në një prononcim për mediat, Boçi është shprehur se sot në vend sundon krim-politika, duke theksuar se ka mbështetjen e policisë dhe të Ramës.

Ai u shpreh se marshimi nuk bëhet vetëm për Shkodrën, ku ndodhi masakra me 3 viktima, por për të gjithë vendin. Më tej, Boçi theksoi ae atentati mafioz kishte si tentativë mposhtjen e qytetit të Shkodrës.

“Sot sundon krim-politika, ka bekimin e Ramës, mbështetjen e policisë së shtetit. Krimi mbron interesat e veta financiare bashkë me politikën, korr votat dhe kur i prishin interesat bën edhe shumë vrasje. E shoh si vënie fuqi për të mposhtur Shkodrën.

Ky marshim nuk organizohet vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë, Nuk ka kohë më për të heshtur, por për mosbindje. Do e vazhdojmë aksionin tonë në mënyra e forma të ndryshme.

Është realitet që duhet ndryshuar, e ndryshon politika e opozita, që duhet të përcjellë shpresë. Ngjarja nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur, ka vite që investohet”, tha Boçi.

 

shkoder masaker boci

Lini një Përgjigje