TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2024, 11:05

Endri Shabani i përgjigjet Ramës: Ne jemi shalqinj pa provë, por jo të kalbur!

Shkruar nga Pamfleti

Endri Shabani i përgjigjet Ramës: Ne jemi shalqinj pa provë, por

Endri Shabani ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit i quajti “shalqinj pa provë”.

Në një status në rrjete sociale, Shabani ka ironizuar Ramën teksa thotë se në treg kanë kërkuar shalqinj të vitit '98 por shitësit i kanë shprehur se ata janë kalbur të gjithë.

“Edi, të pashë që na krahasove ne të rinjtë si "shalqi pa provë," medemek ne mund të dalim edhe të papjekur.

Shiko ç’na ndodhi. Shkuam sot në treg të kërkonim shalqi që rri aty që nga viti 1998! Na thonë mos u lodhni kot se ato të 98-ës janë kalbur të gjithë.

Tani ne mund edhe të jemi të paprovuar, por ti Edi je i provuar në korrupsion. Dhe nuk po flas për provat që SPAK-u mund të ketë mbledhur për ty, sepse ato janë sekret hetimor dhe unë nuk kam nga t’i di.

Flas për atë që kemi provuar mbi kurriz si popull. Aq sa, që kur ti erdhe në krye të qeverisë, qindra mijëra të rinj janë larguar nga ky vend.

Ne jemi të paprovuar, vërtetë. Por ty të kemi provuar që çdo dit që je në pushtet, rrit koston e jetesës për shtresën e mesme, dhe shumfishon pasurinë për ato tre-katër ortakët e tu oligarkë.

Shqipëria e ka provuar "patriotizmin", duke të parë se si i ke shitur trojet e këtij vendi për kampe refugjatësh, për seli të shenjta, apo resorte turistike.

Ne të rinjtë nuk kemi eksperiencë në dhënie tenderash publikë, në vjedhjen e buxhetit të shtetit, apo në privatizimin e pasurisë së shqiptarëve.

Nuk dimë nga këto gjëra. Madje nuk kemi eksperiencë as në shitjen e ligjeve tek oligarkët apo në shitjen e deputetëve tek grupet kriminale. Por ndershmëria jonë është provuar në punët që bëjmë.

Si pedagogë, avokatë apo gazetarë, ne e bëjmë punën tonë me përgjegjësi dhe ndershmëri. Jemi edhe aktivistë që prej 12 vitesh e mbrojmë Shqipërinë prej teje, pa u trembur apo shitur.

Prandaj këto shalqinjtë e rinj mund të jenë vërtetë pa provë. Por iu ka ardhur stina…”, thotë Shabani.

endri shabani rama shalqinj pa prove

Lini një Përgjigje