TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2024, 07:50

Diell dhe temperatura deri në 24 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe temperatura deri në 24 gradë, njihuni me parashikimin e

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Kjo situatë vjen si pasojë e veprimtarisë së një Anticikloni të zgjeruar që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës duke sjell mot të kthjellët dhe mjegull të dendur në orët e mëngjesit.

Vendi ynë për këtë fundjavë parashikohet me mot të kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare. Gjithashtu në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë për shkak të lagështirës së lartë në këto orë.

Për ditën e shtunë, temperaturat pritet të jenë deri në 24 gradë celcius, ndërsa për ditën e dielë 25 gradë celcius.

Diell dhe temperatura deri në 24 gradë, njihuni me parashikimin eDiell dhe temperatura deri në 24 gradë, njihuni me parashikimin e

Lini një Përgjigje