TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2024, 14:06

Anija "Anadolu" në ujërat shqiptare alarmon Athinën: Po monitorojmë raportet ushtarake Shqipëri-Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Anija "Anadolu" në ujërat shqiptare alarmon Athinën: Po

Athina është alarmuar nga prezenca e anijes luftarake turke "Anadolu" në ujërat shqiptare.

Mediat greke i kanë bërë jehonë bashkëpunimit ushtarak Shqipëri-Turqi, ku shprehen se Athina po i monitoron këto raporte. “To Vima” shkruan se shfaqja e “Anadolou” në Shqipëri sinjalizon se Turqia është ushtarakisht aleate me Shqipërinë.

Ambasadori turk në Tiranë Tayya Atay së bashku me zëvendës ministrin shqiptar të Mbrojtjes Enkelejd Joti vizituan Anadolou të ankoruar jashtë Vlorës.  Komandot shqiptare dhe turke u trajnuan gjithashtu në ishullin e Sazanit, ky ishull i pabanuar ka qenë dikur  një bazë detare për ish-Bashkimin Sovjetik (gjatë Luftës së Ftohtë). Siç shihet, marrëdhëniet mes dy vendeve po shtrëngohen vazhdimisht dhe e gjithë kjo monitorohet dhe vihet re nga vendi ynë”, theksohet në shkrim.

Një stërvitje e përbashkët e 'Neptune Strike', mes anijeve ushtarake italiane, spanjolle, turke dhe rumune tona së bashku me ato shqiptare u krye në ujërat shqiptare rreth 14 milje larg ishullit të Sazanit. Stërvitja e përbashkët u zhvillua në periudhën 25 - 31 tetor 2024.

Trupat ushtarake të njësive pjesëmarrëse operuan nga Mesdheu qendror në Detin Adriatik, e deri në Detin Verior dhe Baltik, duke përfshirë operacionet ajrore në të gjithë Evropën Qendrore, e më pas stërvitje ajër-tokë në rajonin e Detit Baltik, gjithashtu me anëtarin e ri të Aleancës, Suedinë. Aktivitetet u ekzekutuan në bashkëpunim me grupin “Amfib” ATG Anadolu dhe kjo ka alarmuar grekët.

Lini një Përgjigje