
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër mbi kandidimin e Fredi Belerit në Himarë. Ky i fundit doli si kandidat i “Bashkë Fitojmë”, ndonëse ka akuza se është i përfshirë në ngjarjen e rëndë të Peshkëpisë ku u vranë dy ushtarë shqiptarë. Hoxha shprehet se reagimin e ka në kuadër të Ditës së Dëshmorëve.
Meqë është 5 Maji, dita kur nderojmë “Dëshmorët”…
Mire e ke o byrazer, pse te merremi me akuza kot??!!!
Fundja se mos akuzohesh për ndonjë gjë të madhe ti???!!
Thjesht, akuzohesh se ke qenë me komandon e MAVI (Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit) duke na vrarë dy “Dëshmoret e Atdheut”, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, si dhe mbajtët peng për 8 orë me radhë 130 ushtarë të paarmatosur të Ushtrisë Shqiptare në repartin kufitar të Peshkëpisë….
Hiç gjë për zotin…
Fundja pse e prish terezinë o Fredi!!!
Ty superpatrioti Berisha të kandidon për kryetar bashkie si përfaqësues i opozitës nacionaliste,
Ilir Meta të mbështet,
ndërsa qirje protiburgos Edi Rama nuk te nget se mos i mbetet hatri Qirjako Micotaqisit të Greqisë…
Te gjitha shenjat nga terreni po me thonë se Himarën ta kanë lënë zonë të lire o Fredis!!!
Të ma gëzosh fitoren o pa lokali,
Ndjesë për shqetësimin, por se ç’mu kujtua ngaqë sot është 5 Maji, dita e kur në ndërrojmë “Dëshmorët e Atdheut”….
Lini një Përgjigje