TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2023, 07:49

Diell dhe rritje temperaturash, si parashikohet moti për sot 

Shkruar nga Pamfleti
Diell dhe rritje temperaturash, si parashikohet moti për sot 

Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku gjatë paradites do të ketë dominim të kthjellimeve.

Por do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave kryesisht në zonat Lindore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme, ku në zonat Verilindore do të krijojnë mundësi për momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

moti

Lini një Përgjigje