Po, dje pashë xhelatët e medias, të na “qanin” hallet, pasi na kanë agresuar dhe masakruar 365 ditë të vitit.
Dje ishte dita botërore e lirisë së medias. Por në Shqipëri, folën të gjithë ata që, e censurojnë, e sulmojnë, e kontrollojnë, e shantazhojnë dhe e blejnë median...
Po, dje pashe xhelatët e medias, të na “qanin” hallet, pasi na kanë agresuar dhe masakruar 365 ditë të vitit.
Ishin të gjithë bashkë, elita politiko-ekonomiko-kriminale, si ajo parulla e kohës se diktaturës, “sup me sup si malet”, duke na kujtuar, ke do të kemi sërish përball në 365 ditët në vijim...
Nuk ju harrojmë. E dimë qe jeni aty në majë të Olimpit, gati si xhelatët e mesjetës me hanxharë në dorë mbi kokat tona...
Por mos qëndroni shumë të sigurt, nuk do të jetë gjithmonë kështu...
Kur tua rrëmbejnë hanxharin nga dora, dhe nga xhelatë të përfundoni në gijotinë, ne do të jemi aty, për të shkruar nekrologjine tuaj...
E dimë qe në këtë botë të trazuar, nuk fiton gjithmonë e mira.
Por e keqja, nuk do te triumfoje përjetësisht...
Në foto:
Trupi i ekzekutuar i Javier Valdez, një reporter i specializuar në mbulimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të kokainës në Meksikë. Viktime e narkokartelit në shtetin verior të Sinaloas...

Lini një Përgjigje