TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2023, 14:42

Rrëzohet kërkesa për ndryshim e masës së sigurisë, Gjykata e Elbasanit lë në burg rusin Mikail Zorin

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzohet kërkesa për ndryshim e masës së sigurisë,

Gjykata rrëzoi kërkesën e Mikail Zorin për ndryshim e masës së sigurisë pas 9 muajve tashmë në burg.

Mbrojtja vërejti se nga ana e organit të akuzës kishin përfunduar të gjitha aktet e ekspertimit, hetimet, si dhe ishin marrë provat, e për pasojë u kërkua revokim i masës së sigurisë ose zëvendësim kërkese që u rrëzua nga gjykata.

Gjykata vendosi të lërë në burg Mikail Zorin,  shtetasi rus i cili u arrestua në uzinën e armëve në Gramsh.

E njëjta situatë ndodhi me Zvetlana Timofevën ndaj së cilës gjykata vendosi shtyrje të afateve të paraburgimit.

Vendimi u konsiderua abuziv nga ana e mbrojtjes.

Svetlana Timofeva së bashku me një tjetër shtetas rus dhe një ukrainas në 20 Gusht të vitit 2022 u arrestuan në Gramsh teksa kaluan perimetrin e sigurisë së uzinës së armëve në Çekin.

Pamjet filmike të gjetura në aparatet filmike zbuluan se tre të huajt kishin filmuar në disa objekte të rëndësisë së veçantë në Shqipëri si ujësjellës, reparte ushtarake apo porte.

mikail zorin gjykata e elbasanit

Lini një Përgjigje