TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 21:30

"Ka nocione diskriminuese", Pano për emigrantët: Problemet e kësaj marrëveshjeje sapo kanë nisur

Shkruar nga Pamfleti

"Ka nocione diskriminuese", Pano për emigrantët: Problemet e

Pastori Akil Pano ka folur lidhur me mbërritjen në Shëngjin të 16 emigrantëve të parë. Ai tha se pyetja që duhet të shtrohet është se sa e ndihmojnë Shqipërinë ardhja e refugjatëve, bazuar në marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Pano tha se nuk bëhet fjalë për 10, 20 apo 40 emigrantë, teksa shton se në Europë janë mbi 1 mln refugjatë pa status. Pastori shprehet se kjo marrëveshje ka nocione diskriminuese.

“Amnisty International e ka cilësuar këtë eksperimentin si të rrezikshëm. Ajo marrëveshje ka nocione diskriminuese. Nga kjo marrëveshje këta fatkeqët trajtohen si mbetje, ndërsa ne si gjiriz”, tha Pano për “News 24”.

Ai u shpreh se destinacioni i tyre nuk është Shqipëria.

“Kjo histori do të ndodhte herët ose vonë. Janë larguar 1 mln shqiptarë, është shpopulluar ky vend, atëherë si do ta popullojmë. Ndoshta kjo është rruga, duke sjellë këta emigrantë”, vijoi Pano.

Pastori tha se problemet e kësaj marrëveshjeje sapo kanë nisur dhe e gjithë çështja trajtohet në këtë formë, duke pasur mundësi vetëm të flasim.

Lini një Përgjigje