TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2023, 21:37

“Ju interesonte të dyja palëve”, Artur Zheji: Beleri u bë ‘kokë turku’, arrestimi i tij me marrëveshje mes Ramës dhe Mitsotakis

Shkruar nga Pamfleti

“Ju interesonte të dyja palëve”, Artur Zheji: Beleri u

Analisti Artur Zheji duke komentuar kërcënimin e Greqisë për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE, foli për një teori konspirative për marrëveshjen mes kryeministrave Rama dhe Mitsotakis për ta përdorur arrestimin e Fredi Belerit si kartë elektorale në Shqipëri dhe Greqi.

“Që ne të pranojmë se Rama nuk pyet për integrimin evropian, duhet të pranojmë se Rama është aktori pas burgosjes së Belerit, ka fabrikuar provat kundër tij, ka fabrikuar identitetin e tij si hajdut elektoral, identitetin e tij se nuk duhej të kandidohej fare sipas biografisë që ai ka.

Unë nuk besoj se Rama ka gjithë këtë pushtet, se ky qenka mik të gjithë udhëheqësit e botës, ndaj le të presim dialektikën sepse ai nuk kapet në marrëdhëniet e tij ndërkombëtare.

Kam dëgjuar një teori konspirative që shpjegon. Arrestimi i Belerit u krye në prag të dy palëve zgjedhjeve: atyre lokale në Shqipëri dhe politike në Greqi. Të dy aktorët që ishin në zgjedhje, fituan nga arrestimi i Belerit. Rama doli më patriot, më nacionalist, se ishte pas arrestimit dhe ndërtoi një fushatë nacionaliste dhe thuhet e ka të dhëna të sakta se janë rritur me 7 për qind preferencat e Mitsotakit. Sipas një teorie konspirative që nuk është e imja, ka një marrëveshje mes kryeministrave që Beleri të bëjë “kokën e turkut” dhe të futet në burg se u shërben elektoralisht të dy palëve. Mendoj se kjo që po bën Mitsotakis tani është kërcëllitja e dhëmbëve se s’ka çfarë të bëjë tjetër. Greqia është i vetmi vend evropian që thotë se nuk ka asnjë minorancë në vendin e vet”, tha Zheji për “Të Paekspozuarit”.

zheji beleri rama mitsotakis

Lini një Përgjigje