
Neritan Sejamini duke diskutuar për bllokadën e Greqisë ndaj Shqipërisë, nëpërmjet refuzimit për të fismosur letrën, që do të shërbente si ftesë ndaj vendit tonë për hapjen e pesë kapitujve të parë në negociatat me Bashkimin Europian, tha se ajo është formalitet.
Në një intervistë për emisionin ‘Të Paekspozuarit’, ai tha se Greqia ka gjetur një mënyrë për ta shprehur protestën ndaj çështjes Beleri, duke mos e firmosur dhe kështu duke bllokuar nisjen e bisedimeve për pesë kapitujt.
"Pasi Shqipërisë i janë hapur negociatat, bëhet konferenca e parë që prezanton nisjen e negociatave. Bëhet një kqyrje e të gjithë gjendjes dhe më pas nisin negociatën. Shihen financat publike, zbatimi i ligjit, etj. Negociatat bëhen me kapituj. Ajo që ka ndodhur, mbaroi faza e parë dhe tani duhet të nisin negociatat konkrete.
Pasi mbaron kjo fazë, BE i bën ftesë zyrtare Shqipërisë dhe bën planin se si do të negociojë. Ka një letër formale, që firmoset nga të gjithë vendet anëtare para se ti vijë Shqipërisë.
Greqia nuk e firmos dhe kjo letër nuk vjen. Që të nis procesi, duhet kjo ftesa formale. Deri sot kjo letër ka qenë formale. Greqia ka refuzuar. Nëse nuk e firmos Greqia, nuk nisin negociatat konkrete. Do të thotë që shtyhet", tha ndër të tjera Sejamini.
Lini një Përgjigje