TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2026, 22:25

"Je injorant, po tregon përralla"/ Debat i ashpër me Albatros Rexhajn, analisti braktis emisionin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Je injorant, po tregon përralla"/ Debat i ashpër me
Rexhaj-Hila

Një debat mbi korrupsionin në emisionin “Now” në Euronews Albania është shoqëruar me tensione të forta, duke kulmuar me largimin nga studio të analistit Dritan Hila.

Emisioni kishte në fokus fenomenin e korrupsionit dhe krahasimin e tij mes Shqipërisë dhe vendeve të Evropës. Në panel ishin të ftuar Dritan Hila dhe Albatros Rexhaj, mes të cilëve diskutimi kaloi shpejt në përplasje personale.

Debati u përqendrua te interpretimi i kulturës së korrupsionit dhe njohja e realiteteve evropiane, ku të dy të ftuarit shkëmbyen akuza të drejtpërdrejta mbi mungesë njohurish dhe kompetence.

Debati mes tyre:

Hila: Ti nuk e njeh fare historinë, nuk e di për çfarë po flet. Po më tregon përralla mua. Kur je injorant në këtë punë, mos u fut fare.

Rexhaj: Ti si njeh fare ata, ti s’ke lidhje fare. As gjuhën e tyre nuk e di fare.

Pas këtij momenti tensioni, analisti Dritan Hila u largua nga studio i irrituar, duke lënë në mes emisionin.

dritan hila albatros rexhaj debat

Lini një Përgjigje