
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Të Pashoq” në kanalin YouTube të “Pamfletit”, bëri një analizë të thellë mbi krizën politike në Itali pas humbjes së referendumit për reformën e drejtësisë.
Duke folur për situatën e qeverisë së Giorgia Meloni, Kulla tha se kryeministrja italiane mori një “shuplakë të rëndë” me fitoren e thellë të “Jo”-s në referendum, edhe pse sipas tij, reforma ishte diçka që Italisë i duhej prej vitesh.
Ai shtoi se nëse referendumi do të ishte bërë tre muaj më parë, ai me siguri do të kalonte, por theksoi se disa rrethana, si; Kompozicioni i partisë së Meloni, skandalet e brendshme, çështja Crosetto, efektet ekonomike të luftës dhe tensioni brenda koalicionit, sollën këtë disfatë.
Pjesë nga intervista:
-Tani për të ndryshuar pak temën, ajo që ceke më herët. Ti e njeh shumë mirë Italinë. Ndaj po të pyes, ç'po ndodh? Qeveria duket se po shkon drejt shpërbërjes, Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme të reja. Giorgia Meloni mori një shuplakë të rëndë me referendumin për, ku tentoi ndryshime në në sistemin e drejtësisë.
Ilir Kulla: Ajo kërkoi, ajo kërkoi një gjë që Italisë i duhet në fakt prej shumë vitesh. Kërkoi një gjë të drejtë. Shumë të drejtë. Italia ka hyrë.
-Pse nuk e vlerësuan italianët?
Ilir Kulla: Jo, ta shpjegojmë tani, ka disa arsye. Ajo kërkoi diçka të cilën realisht në këtë moment i duhej Italisë dhe i duhet prej kohësh. Dhe pjesë, në qoftë se ky referendum do të ishte bërë tre muaj më përpara, unë jam i bindur që referendumi do të kalonte. Por për disa rrethana,
- Është momentum-i thua ti?
Ilir Kulla: Jo jo, ta shpjegoj. Do t'i, i kap pikat një nga një. Për disa rrethana dhe për disa arsye, edhe për momentin, ajo u detyrua të përballet me me një disfatë shumë të rëndë. Dhe për të kuptuar sa e rëndë është disfata duhet të shohësh hartën zgjedhore. Referendumi ka humbur edhe në Siçili. Siçilia është par ekselencë gjithmonë pro të djathtës në Itali. Kur ndryshon vota në Siçili, është paralajmërimi që ndryshon vota në të gjithë territorin. Për të kuptuar këtë gjë duhet të kthehemi te 2001-shi, kur mori pushtetin Berlusconi. Në Siçili, edhe në 2006-ën, pra kur e la pushtetin dhe kur e mori pra, kur mori pushtetin në, e mori 61 me 0 në Siçili. 61 deputetë dhe senatorë me zero. Megjithatë në Siçili humbi. Pse humbi? Janë disa faktorë. Faktori numër një lidhet me kompozicionin politik të partisë së Melonit. Ajo në thelb është partia fashiste e Musolinit.
Në organizim, në mentalitet e të tjera e të tjera. Ata janë njerëz, fashot e 22-shit, jo ajo e 45-ës. Pra fashot janë ata të cilët janë lidhur me me territorin, në aspektin social, të cilët nuk i ndryshojnë bindjet dhe doktrinën e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse kanë mbijetuar, se ata mbërritën dhe 2% dhe 4%. Po. Por, duke qeshur, duke qenë se është një parti e ngurtë e tillë, ajo është një parti që ka qenë e përgatitur për pushtet deri në 5 deri në 8%. Pushtetin deri në 40% që e mori zonja Meloni, e kishte të pamundur ta menaxhonte me atë grup njerëzish që ka, sepse ishte, ishin të pamjaftueshëm. Po. Ky grup njerëzish është ai që filloi t'i prodhonte skandalet e brendshme dhe t'i prodhonte problemet e brendshme. Jo rastësisht, dorëheqja e sotshme e detyruar e Delmastro, zëvendësministrit të Drejtësisë, dëbimi i shefes së kabinetit të Ministrit të Drejtësisë, kërkesa për largimin e Ministrit të Drejtësisë e të tjerë, janë të gjitha probleme që vijnë nga brenda partisë së zonjës Meloni.
Nga ana tjetër, kemi edhe ngjarjen që i ndodhi, të kopshme, por politikisht shumë të rëndë, që fillimi i luftës, e gjeti Crosetto-n, ministrin e mbrojtjes, një bashkëthemelues i forcës politike të Melonit dhe historikisht aty, në Dubai, një figurë jashtëzakonisht qesharake dhe të shëmtuar, jo vetëm për të si individ, por edhe për qeverinë, duke qenë se është një nga qeveritë më të rëndësishme të NATO-s dhe të gjithë botës, që ngeli si si çdo emigrant tjetër dhe nuk kishte mundësi që ta ta sillnin mbrapa. Duke shkuar një vit më përpara, në përplasjet publike të zotit Guido Crosetto, i cili është një njeri që e njeh Shqipërinë shumë mirë, me shërbimet e inteligjencës në Itali. Kanë pasur, fiks një vit përpara, përplasje të forta midis shërbimit të inteligjencës dhe Crosetto-s. U aludua në faktin, a ishte Crosetto që nuk ka dëgjuar faktin që shërbimet kanë informuar që ore, këtu do ketë luftë dhe çfarë bën, pra, apo ishin shërbimet që nuk kanë funksionuar. Dhe është dëshmuar që shërbimet kanë informuar qeverinë dhe ministri i mbrojtjes ka qenë në dijeni të asaj që ndodhte. Dhe nëse një muaj më përpara, nuk do të perceptohej që sjellja e Crosetto-s dhe e qeverisë ishte arrogante që ne, nuk na e ndjen domethënë, dhe kjo arrogancë u reflektua në publik. Pra, nëse Meloni do ta kishte larguar Crosetto-n, megjithëse do kishte pasur një problem brenda partisë, por kjo gjë nuk do kishte efekt tek referendumi i sotshëm. E treta, që është më e rëndësishmja. Lufta solli efekte të drejtpërdrejta në çështjen e inflacionit në Itali, që është një problem i tej skajshëm. Rritja e çmimit të naftës, gazit, lëndëve të para, është një gjë që ndihet drejtpërdrejt.
Dhe mjafton një muaj luftë dhe dy javë luftë, për ta bërë pjesën e pavëmendshme të elektoratit, që thotë, prit se ma solle majë të hundës. E katërta, që është edhe më e rëndësishmja, është pjesa e votuesve të rinj. Në çdo tre të rinj që kanë votuar për herë të parë, dy kanë votuar kundër mazhorancës, pra për të mos e ndryshuar kushtetutën. Gjë që tregon, që këto katër vite qeverisje dhe ndryshimi i gati 80% të gjërave që thoshte kur ishte në opozitë, në raport me të qenit në pushtet, ka çuar këtë mazhorancë, në mënyrë të veçantë zonjën Meloni që erdhi me 30 e ca përqind në pushtet, në humbjen e votuesit të ri, i cili ka qenë gjithmonë votuesi i anti-sistemit. Po. Dhe e pesta, që për mendimin tim, është edhe çelësi i gjithë leximit të kësaj gjëje, është fakti që, zonja Meloni e ka të pamundshme të bëjë një bashkëjetesë politike, në një anë me liberalët e Forza Italia-s që vinin nga sistemi i Silvio Berlusconi-t, që në fakt ishin ata që donin ndryshimin e kësaj reforme në drejtësi, sepse ishte kjo drejtësi që i hëngri kokën politikisht Berlusconi-t dhe të djathtës, me pjesën më intransigjente, më radikale, dhe më të fortë, edhe brenda partisë së saj, por mbi të gjitha tek aleati i saj, që është Liga, ish Liga e Veriut, Liga e Salvinit. E cila, nga një anë thotë që Meloni u rrit në kurrizin tonë, dhe kështu ishte, sepse ata ishin shumë më lart se Meloni pesë vjet më parë, dhe nga ana tjetër thonë, pse ne duhet, kur elektorati jonë është pro drejtësisë, pse ne duhet të shkojmë atje ku na tërheq Berlusconi?
Pra, do na marri Berlusconi me vete edhe nga varri? Dhe e fundit fare, Andreotti thoshte: Eksperienca është shumatorja e të gjitha herëve që ta kanë futur në jetë. Dhe ishte figurë shumë e madhe, nga ish kryeministër. Tani, 10 vjet më parë, saktësisht në Itali u rrëzua Matteo Renzi, që ishte njeriu që kishte mbështetjen më të madhe politike në histori, dhe më shumë se Meloni, me 42.5%, pikërisht se bëri një referendum. Pse? Referendumi është një makinë që ti i mbledh kollaj ata që e mendojnë kundra teje, por jo domosdoshmërisht do të thotë që votojnë opozitën tënde. Pra, një po dhe një jo. Pra unë jam shumë i bindur që të gjithë këta që kanë votuar jo, nëse do të shkojnë në zgjedhje të përgjithshme, nuk do të thotë që do votojnë jo kundra Melonit.
-Pra nuk e lexon kështu domosdoshmërisht.
Ilir Kulla: Jo domosdoshmërisht.
Lini një Përgjigje