TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2026, 19:33

"Të Pashoq": Lufta do vazhdojë gjatë, ja ç'do ndodhë me Evropën! Flet Ilir Kulla

Shkruar nga Pamfleti

 

"Të Pashoq": Lufta do vazhdojë gjatë, ja

Lufta vazhdon... armëpushimi, një gënjeshtër, negociatat po ashtu. Një analizë shteruese mbi situatën në Lindjen e Mesme e sjell sonte në "Të Pashoq", Ilir Kulla. Plani me 15 pika i SHBA-ve dhe 6 kushtet e Iranit. Pse palët kërkojnë të pamundurën?

Pse Donald Trump u tërhoq nga afati 48 orësh, pse shpalli armëpushimin 5 ditor, ndërkohë që nga Irani nuk ka asnjë shenjë a konfirmim për bisedime?! SHBA nuk duhet ta humbasë luftën, Irani po ashtu, Izraeli njëjtë. Atëherë çfarë do të ndodhë?

Po Evropa pse po e lë në baltë Trump-in? Sekretet e regjimit në Iran dhe lajmet se Mojtaba Khamenei është plagosur rëndë dhe në izolim, apo për kurim të mundshëm në Rusi. Bota po "thahet" për naftë. Nëse lufta vazhdon, çfarë do të ndodhë në tregjet globale?

Këto dhe të tjera, na ndiqni sonte ora 20:00.

 

lufta tëpashoq

1 Komente

  1. D
    Damixhana

    Ky kokëderri i ditkërka mire punet domethene!? Eshte si biçim hafije vullnetar per vellezerit tane arab. Obobo! Ketij s’do ti besoja te kulloste as keçat jo me politiken.

    Lini një Përgjigje