TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Referendumet dhe PS: Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me drejtues të PS, duke fokusuar axhendën te raportimet e drejtorëve dhe strategjia e komunikimit për deputetët.

Bashkimi Evropian: Marta Kos rrëzon propozimin e Ramës dhe Vuçiç për anëtarësim pa të drejtë vetoje, duke theksuar plotësimin e kushteve për integrim.

Korrupsioni dhe politika: Sali Berisha sulmon deklaratën e komisioneres për lidhjen e korrupsionit me mendësinë e shoqërisë, duke e quajtur atë raciste dhe si ortake të Ramës.

PD dhe Salianji: Përjashtimi i këshilltarëve mbështetës të Ervin Salianjit në Durrës nxiti reagimin e Berishës, i cili thekson se kush punon për PS vetëpërjashtohet.

Dënime të rëndësishme: Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin e Jorgo Goros për tjetërsimin e pronës në Livadhë; ndërsa Ruben Saraivan merr burgim të përjetshëm për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Ekonomia shqiptare: Guvernatori Gent Sejko paralajmëron se konflikti në Lindjen e Mesme paraqet rrezik për vendin, megjithatë ekonomia vazhdon të tregojë performancë pozitive dhe inflacion i ulët.

Presidentja Osmani: Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit, Osmani mbështet dekretin, ndërsa partitë opozitare shprehin qëndrime të ndara.

Italia dhe Meloni: Humbja në referendum dobëson qeverinë; dy zyrtarë japin dorëheqjen dhe rritet presioni për largimin e ministres së Turizmit.

Situata ndërkombëtare – Irani: Irani dërgon mesazhe të forta SHBA-së dhe bisedimet për armëpushim mund të organizohen nga Turqia dhe Pakistani, ndërsa mbështetja për Trump bie në SHBA.

Sport – Kombëtarja shqiptare: Në prag të play-off-it me Poloninë, mediat në Varshavë vlerësojnë Ernest Muçin si lojtarin më te rrezikshëm; të gjitha biletat janë shitur, dhe 3 mije tifozë shqiptarë do të jenë në stadium.

Lini një Përgjigje