TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2026, 17:26

Sondazhi, 69 për qind e shqiptarëve gati të “rrëmbejnë armët” nëse plas lufta

Shkruar nga Pamfleti
Sondazhi, 69 për qind e shqiptarëve gati të
Ushtria shqiptare

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar mes anëtarëve të NATO-s, sipas një sondazhi të publikuar nga Instituti Amerikan “Foreign Policy Research”.

Të dhënat tregojnë se 69 për qind e qytetarëve shqiptarë shprehen të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre në rast konflikti, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e dytë në këtë renditje, menjëherë pas Turqisë, e cila kryeson me 88 për qind.

Në sondazh, qytetarëve u është drejtuar pyetja: “Nëse do të shpërthente një luftë, a do të ishit të gatshëm të luftonit për vendin tuaj?”, një tregues ky që përdoret për të matur nivelin e angazhimit dhe ndjenjës së përgjegjësisë kombëtare.

Pas Shqipërisë, në listën e vendeve me përqindjen më të lartë të gatishmërisë për të luftuar renditen Suedia me 66 për qind, Finlanda me 64 për qind dhe Mali i Zi me 63 për qind. Me të njëjtin nivel si Mali i Zi renditet edhe Greqia, ndërsa lista vijon me Norvegjinë (61 për qind), Lituaninë (52 për qind), si dhe Poloninë dhe Slloveninë me nga 49 për qind.

Sipas raportit, interesimi për këtë tregues është rritur ndjeshëm vitet e fundit, veçanërisht pas nisjes së luftës në Ukrainë në vitin 2022, e cila ka rikthyer në vëmendje çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në nivel global.

Rezultatet e sondazhit e vendosin Shqipërinë përpara disa vendeve nordike dhe të Bashkimit Evropian, duke reflektuar një nivel relativisht të lartë të gatishmërisë së qytetarëve për t’u përfshirë në mbrojtjen e vendit në rast nevoje.

ushtare shqiptare

3 Komente

  1. T
    Tony

    Atje do vijme te gjithe 99% por ate 1% larot e balot do e varim per llape se do na jape plumbin pas shpine.

    1. K
      Kiu

      "Do bejme lufte De more de. Si lum ti popull Mezi na ke!” "Do bejme lufte Do tundim malet” Dhe fshati qeshet Dhe bota tallet Dhe vendi pyet “C’vapor i solli? Ku ish gjer dje Kjo fare sokoli? “Do bejme lufte Me armiq barbare, S’keni ku futeni, Dridhuni tradhetare!” Po kush s’i njef se..! Nji ku ua thot daja Me kesi horrlliqesh Eshte ngope dynjaja!”

      1. E
        ELA

        MA MIRE SKE CA ME THENE BRAVO

      Lini një Përgjigje