
Në një kohë kur armëpushimi pesëditor në Lindjen e Mesme nuk po gjen zbatim dhe Teherani mohon zyrtarisht mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta me Uashingtonin, prapaskenat e konfliktit flasin për një realitet tjetër. Sipas ekspertit të sigurisë, Ilir Kulla, ajo që po ndodh nuk është një përpjekje për paqe, por një manovër për të fituar kohë para fazës së ardhshme të luftës.
Duke folur në emisionin “Të Pashoq”, në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t mbi situatën, Kulla shpjegoi se aktualisht nuk ka negociata reale, por një tentativë për të krijuar një "mekanizëm të ndërmjetëm". Sipas tij, ky mekanizëm, i cili po ndërmjetësohet nga palë të treta si Turqia dhe Pakistani, synon vendosjen e një armëpushimi të përkohshëm njëmujor përmes një plani me 15 pika. Megjithatë, shtoi ai, qëllimi final nuk është paqja.
Sipas ekspertit, kjo "frymëmarrje" taktike ka dy objektiva kryesore. Së pari, të ulë tensionet në tregjet botërore, pasi konflikti ka dëshmuar se "arma më e fortë e Iranit" është aftësia për të shkaktuar kaos në çmimet e lëndëve të para. Së dyti, të ndalojë përkohësisht sulmet me raketa iraniane, veçanërisht ndaj Izraelit, ku sistemi mbrojtës "Iron Dome" ka rezultuar joefektiv.
Kulla thekson se lufta nuk do të ndalet, por do të vazhdojë. Sipas tij, SHBA-ja dhe Izraeli nuk mund të tërhiqen nga një konflikt pa siguruar disa "rekorde" ushtarake që do t'u lejonin të shpallnin një formë fitoreje. Eksperti paralajmëroi edhe për kapacitetet e avancuara ushtarake të Iranit, i cili ka zhvilluar programe raketore që mund të arrijnë çdo pjesë të Evropës dhe më gjerë. Kjo, e kombinuar me pasojat ekonomike globale që prekin jo vetëm naftën dhe gazin, por edhe sigurinë e transportit detar dhe zinxhirët e furnizimit, e bën situatën edhe më të komplikuar.
Pjesë nga intervista:
-Kemi folur këtu për për luftën, kemi parashikuar fatin e saj, ecurinë e tjera e tjera. Ka tre ditë që është shpallur armëpushimi pesëditor. Nuk po respektohet. Nga ana tjetër Irani mohon mundësinë e negociatave që bëri me dije Trump para tre ditësh, në mos gaboj. Çfarë po ndodh në prapaskenë realisht?
Ilir Kulla: Në fakt nuk ka negociata. Ka një marrje kohe pas një afati që presidenti Trump vu prej 48 orësh dhe në momentin që e pa që nuk. Qëkjo gjë ishte e pa respektueshme dhe atëherë u u bë publike kjo tentativë për të folur me palë të treta. Në rastin konkret Pakistani edhe Turqia, që janë dy fqinj të Iranit, por edhe dy vende me marrëdhënie shumë të mira me me SHBA-në. Ku sipas së cilës, po kërkohet një mekanizëm i ndërmjetëm, ë, jo negociatash, po le të themi 15 pikash për të shkuar tek një armëpushim diku një mujor. Që do të thotë, nga një anë një përpjekje për të ë, për t'u munduar për të ulur çmendurinë e çmimeve të lëndëve të para në bursa, pasi kjo luftë dëshmoi që arma më e fortë e Iranit paskesh qenë çështja e lëndëve të para. Ëhë. Dhe nga ana tjetër edhe për të për të munduar për të ndaluar atë që ju sapo thatë, pra vazhdimin e e raketave iraniane mbi gjithë linjën e mesme, po mbi të gjitha në Izrael. Pasi ajo gjë që i ka lënë, u pa dhe në luftën e vitit që shkoi dy javore, po sidomos në këtë muaj, që Iron Dome nuk funksionon në Izrael dhe kjo gjë ka goditur rëndë pra besueshmërinë brenda Izraelit që mund të vazhdojë jeta normale. Dhe përgjegjësinë për sigurinë e vendeve nga Arabia Saudite deri në Izrael, pra nga Gjiri deri në detin Mesdhe, gjithë këto vite e ka pasur në emër të një aleance strategjike, pra SHBA-ja dhe fuqia e saj ushtarake. Kështu që duhet një moment frymëmarrje, po që është një moment frymëmarrje i ndërmjetëm në mes asaj që është faza e parë e luftës dhe asaj që do do të jetë vijimi. Pra unë nuk shoh se ka ndërprerje të luftës, nuk shoh që do të funksionojnë apo do të ketë realisht negociata, shoh vijimin e luftës. Pasi ë, nëse ne shohim me kujdes faktin që amerikanët bashkë me izraelitët po flasin prej ditësh tashmë për zhvendosje trupash, kuptojmë që ë, si Izraeli edhe SHBA-ja nuk mund të ndërpresin një luftë nga e cila nuk, minimalisht nuk, nuk duhet të kenë disa rekorde që të thonë që pra fituam diçka.
Nëse lufta do të ndërprehej, do të ndërpritej ditën e dytë me vrasjen e Khamenei-t dhe të disa drejtuesve të regjimit në në Iran, atëherë do të mund të flitej për rekorde pozitive të një të një sulmi luftarak të izraelito-amerikan mbi Iran, por pas një muaji luftë, duhet të flasim për disa rekorde ushtarake të cilat shqetësojnë jo vetëm stabilitetin e gjithë Lindjes së Mesme, por edhe më gjerë. Pasi pamë, vërtetuam atë që kemi thënë këtu në këtë studio tre javë më përpara, që Irani ka zhvilluar programe raketore të niveleve të larta, të cilët nuk e kanë problem të mbërrijnë në çdo pjesë të Evropës, po ndoshta edhe më gjatë me me raketa ndërkontinentale. Pasi ato armë që Irani kishte përdorur në fillimin e këtij konflikti ishin armë të prodhuara shumë vite më përpara dhe të magazinuara, të depozituara. Qofshin këto dronë, qofshin këto sisteme raketore. E ndërthurur kjo me situatën ekonomike globale të lëndëve të para, dhe me lëndë të para këtu nuk nënkuptoj vetëm gazin dhe naftën, por nënkuptoj edhe çështjen e sigurisë së transportit ndërkombëtar, pra, të drithërave dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me transportin detar ndër oqeanik, me sigurinë e ngushticave të rëndësishme siç është ajo e Hormuzit apo siç është ngushtica që del nga deti i Kuq në Oqeanin Indian, që në një anë janë Huthët, në anën tjetër është Somalia, Sudani, ë, Xhibuti e të tjerë. Jemi përballë komplikimit me efekte të një lufte e cila po i ka filluar që në muajin e parë të japë efekte të nivelit global. Ndaj, situata është ende me shumë të panjohura. Ë, duket qartë që konflikti i cili filloi vetëm si goditje ndaj Tehranit dhe dy qyteteve, disa objektive, është zhvendosur dhe është zgjeruar në gjithë rajonin, pra nga deti Mesdhe, po të fusim Qipron, futet edhe Bashkimi Europian, e deri në fqinjët e Iranit siç është Afganistani, Pakistani që do të përfshihet në në negociata.
Bilancet ushtarake tregojnë që konflikti ka ardhur gjithmonë e më shumë duke u thelluar. Janë mbi 8000 objektivë të të goditur nga ana e e SHBA-së dhe Izraelit në territorin iranian, i cili është një territor shumë i madh, siç e kemi thënë, me shumë male dhe shumë i vështirë. Por nga ana tjetër kjo gjë nuk ka bërë të mundur që Irani të ndalojë goditjet e veta në të gjithë gjirin, ka bllokuar të gjithë vendet e gjirit, pra vendet sunite, Arabinë Saudite, Emiratet, Katarin, Bahreinin, Kuvajtin që është goditur natën që shkoi. Gjithë Iraku, Jordania është goditur natën që shkoi. E, e ka filluar lufta, ka rifilluar lufta në Liban mes Hezbollahut dhe dhe ushtrisë izraelite. Mbi 50,000 banorë izraelitë janë zhvendosur në jug të Izraelit, kanë ikur nga hapësira prej 30 kilometrash në veri në kufi me Libanin. Izraeli po tenton që të vërë nën kontroll gjithë zonën që shkon deri në lumin Litani duke minuar madje dhe urat që lidhin ë, ë, Libanin me me pjesën jugore të vet, pra nën lumin Litani. Pa llogaritur këtu ë, goditjen e dhe luftën që bëhet edhe në jugun e qytetit të Bejrutit dhe të gjitha efektet e tjera ekonomike të kësaj lufte, e cila po kushton rreth 1 miliardë në ditë në pjesën Izrael-SHBA dhe rreth 1 miliardë të tjera në pjesën e Iranit.
Ky koqja hiqet si experti qe e di te gjithe situaten ne bote.