TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2024, 10:47

Me kapele republike, Jamarbër Malltezi mbërrin në SPAK i shoqëruar nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Me kapele republike, Jamarbër Malltezi mbërrin në SPAK
Jamarbër Malltezi

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka mbërritur në SPAK.

I shoqëruar nga policia, Jamarbër Malltezi është nisur për në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me hetimin për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Ju rikujtojmë se Jamarbër Malltezi po kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Përmes avokatëve të tij, Malltezi, i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Posaçëm për lënien e tij në "arrest shtëpie".

SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit.

Në rekursin e depozituar, ditën e djeshme, avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që, klienti i tyre të jetë pa asnjë masë sigurie, me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Më herët, vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga SPAK, i cili kërkon kthimin në burg të Malltezit.

 

 

jamarbër malltezi spak

Lini një Përgjigje