TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2024, 10:19

Flamur Noka i nxori foton me shall pionieri, reagon kreu i Gjykatës së Lartë: Ishte ngjarje përkujtimore për brigadën e 5

Shkruar nga Pamfleti
Flamur Noka i nxori foton me shall pionieri, reagon kreu i Gjykatës së
Flamur Noka

Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka reaguar në lidhje me një foto të publikuar së fundmi nga deputeti demokrat Flamur Noka, ku ai së bashku me kreun e bashkisë së Vlorës, prefektin dhe deputetin socialist Sina, shfaqen në një aktivitet teksa mbajnë mbi supe një shall pionieri, i cilësuar gjerësisht si një simbol i rinisë komuniste.

Sadushi sqaron se fotoja është bërë në një ngjarje përkujtimore për brigadën e 5 sulmuese, ku një prej themeluesve ka qenë dhe babai i tij.

“Tri njësi administrative, bashkitë e Vlorës, Himarës dhe Selenicës, në datën 20 janar 2024, organizuan në mënyrë të përbashkët një veprimtari në kujtim dhe nderim të 80 vjetorit të krijimit të Brigadës së Pestë, një nga formacionet më të njohura luftarake shqiptare, pjesëmarrëse në Luftën e Dytë Botërore, që ka kontribuar në çlirimin e vendit dhe ka luftuar në Kosovë e deri në Sanxhak të Bosnjë-Hercegovinës. Në këtë aktivitet jam ftuar mes qindra të tjerëve, me cilësinë e pjesëtarit të familjes së një prej themeluesve të kësaj brigade, babait tim Maliq Sadushi”, shkruan Sadushi.

Më tej, kreu i Gjykatës së Lartë shkruan se të gjitha sakrificat dhe aktet historike gjatë luftës kundër nazifashizmit, nuk duhet të lidhen me komunizmin që u instalua më pas.

“Ngjarjet e rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore janë pjesë e kujtesës dhe trashëgimisë historike të të gjitha vendeve të rreshtuara në aleancën e madhe antifashiste të kohës. Askund dhe askush në këto vende nuk gjykon se nderimi i asaj përpjekjeje titanike të njerëzimit dhe botës demokratike ka të bëjë me ngjyrime ideologjike të lidhura me të sotmen.

Dita e çlirimit në Shqipëri apo 9 maji, dita e fitores mbi nazifashizmin që përkujtohet në të gjithë Evropën nderohen zyrtarisht nga ata që besojnë se antifashizmi është një vlerë morale e njerëzimit. Nderimi dhe solemniteti përballë veprës së atyre të rinjve, një pjesë e të cilëve edhe martirë, që morën pjesë në luftë, njëlloj si moshatarët e tyre antifashistë kudo në botë, është detyrim moral i gjithkujt, i çdo patrioti që do atdheun. Një akt historik nuk gjykohet, duke e njësuar atë me regjimin komunist që u instalua pas çlirimit të vendit dhe për këtë nuk mund të akuzohen edhe çlirimtarët antifashistë, që si qëllim patën veçse çlirimin e vendit të tyre”, shton Sadushi.

flamur noka reagon kreu i gjykatës së lartë

Lini një Përgjigje