TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2024, 08:09

Pas Berishës, Jamarbër Malltezi jep llogari sot në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Pas Berishës, Jamarbër Malltezi jep llogari sot në SPAK
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi në SPAK

Po ashtu po sot gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Ilirjana Olldashi pritet të shpallë vendimin mbi dy kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha, atë kundër masës arrest shtëpie, si edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministri Sali Berisha do japë llogari sot në SPAK, lidhur me çështjen “Partizani”, ku akuzohet se ka kryer pastrim parash.

Po ashtu po sot gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Ilirjana Olldashi pritet të shpallë vendimin mbi dy kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha, atë kundër masës arrest shtëpie, si edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Seanca e djeshme zgjati për rreth tre orë, ndërsa në fund Olldashi vendosi që ta shtyjë për sot shpalljen e vendimit për ish-kryeministrin në hetim për aferën Partizani.

Berisha është në dorë të gjyqtares që liroi nga qelia dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Dhëndri i Berishës, u arrestua në Rinas në 20 tetor, nën akuzën e 'korrupsionit' dhe 'pastrimit të parave' në dosjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Ai u mbajt në paraburgim derisa u vendos masa për ndryshimin e masës së tij të sigurisë. Po ashtu më 20 tetor gjykata vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 pasuri të paluajtshme të Malltezit, 6 llogari bankare me vlerë 250 mijë euro dhe kuotat e Jamarbër Malltezit në shoqëritë “Homeplan”, “Magnet IMO” dhe “Magnet Gym&Fit.

Sipas SPAK, Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro me kthimin e pronës së ushtrisë, në truall ndërtimi duke i paraqitur këto të ardhura si fitim biznesi, me ndihmën e biznesmenit Fatmir Bektashi, në një kohë që sipas SPAK, nuk kishte kryer asnjë investim. ​​​

Që prej 21 nëntorit, Jamarbër Malltezi ndodhet në arrest shtëpie.

Vendimi i Apelit i GJKKO-së urdhëroi lirimin nga ambientet e paraburgimit Jamarër Malltezi në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër si dhe urdhëron të hetuarin  të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën {…} si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.

Përmes avokatëve Malltezi ka kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterëve si dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara me urdhër të SPAK.

sali berisha jamarber malltezi spak

Lini një Përgjigje