TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2024, 07:21

Avokati: Greqia po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë, pse Beleri nuk do t’i shpëtojë arrestit

Shkruar nga Pamfleti
Avokati: Greqia po ndërhyn në punët e brendshme të
Beleri dhe Rama

Avokati Edmond Petraj thotë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk do t’i shpëtojë masës së sigurisë “arrest me burg”.

Petraj u shpreh se Greqia ka shkelur Konventën e Vjenës dhe ka ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Sipas Petrajt, rasti Beleri është çështje e drejtësisë shqiptare dhe jo e asaj evropiane, siç pretendon Greqia.

“Greqia ka fatin e madh që nuk po e hetojnë me themel, tabulatet telefonike se me kë ka komunikuar Beleri. Ka komunikuar me qarqet e caktuara të politikës greke. Ai është mbështetur te politika greke. Ata u hodhën në aksion për ta marrë se s’bën Bashkinë e Himarës. Pjesa e politikës greke që merret me Belerin, nuk paskan probleme në Greqi këta, kjo që po bën politika greke në Shqipëri, kanë shkelur Konventën e Vjenës, kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë. Fredi Beleri nuk ka për t’i shpëtuar masës “arrest me burg”. Rasti Beleri që pretendohet se është pjesë e drejtësisë evropiane, është pjesë e drejtësisë shqiptare.

Ky është vendimi që ka marrë gjykata, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest me burg”. Kush gjyqtar do ta lirojë që ai të bëjë betimin, ai gjyqtar ka shkelur kushtetutën, reformën në drejtësi”, theksoi ai në një intervistë për “Ora e Fundit”.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. 

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Kjo çështje është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. 

beleri greqia

Lini një Përgjigje