
Bashkëshortja e tij Lindita Sinanaj është përdorur si lavatriçe parash me një kopësht që nuk ka egzistuar i quajtur “Pinoku”...
Gjyqtari "LAB" i Vlorës Hektor Sinanaj deklaron para ILDKPI se ka fituar 17.000.000 lekë si avokat nga viti 1992 deri ne vitin 2000.
Shkresa e mëposhtme nxjerr zbuluar gjyqtarin Sinanaj pasi konfirmohet fakti se ky gjyqtar nuk ka punuar kurrë si avokat.
Mbi 4.000.000 euro posedohen nga gjyqtari sheik i Vlorës Hektor Sinanaj, me burime të dyshuar nga aktiviteti kriminal i korrupsionit.
Prokuroria edhe pse ka filluar proçedim penal akoma nuk ka marrë masa të sekuestrojnë pronat të cilat janë me burime nga aktiviteti i paligjshëm i korrupsionit.
Një skemë e mirfilltë parash ishte formuar nga familja e gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinanaj. Bashkëshortja e tij Lindita Sinanaj është përdorur si lavatriçe parash me një kopësht që nuk ka egzistuar i quajtur “Pinoku”.
Me produktin e korrupsionit është futur në shkollën e Magjistraturës edhe djali i tyre Skerdi Sinanaj. I cili padyshim do të jetë prokurori i korruptuar i së ardhmes.
Lini një Përgjigje